Zëdhënësja e Partisë Socialdemokrate të Kosovës, Natyra Kuçi ka reaguar pas postimit të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti ku ka shfajësuar qeverinë e Kosovës lidhur me ngritjen e çmimeve.
Ajo ka thënë se ka krizë globale, por Kosova nuk ka politika lehtësuese dhe Kurti po e vendos tregun mbi qeverinë.
Kuçi shprehet se qeveria Kurti e ka nisur panikën mbi COVID-19 dhe nuk kanë arritur ta ndalin blerjen masive të miellit vitin e kaluar.
Sipas saj, Kurti po flet sikur të mos e kishte pushtetin, se po akuzon paraardhësit e tij.
“Ky pushtet qartazi ka marrë anën e pakicës që kanë shumë. Nuk ka barazi e solidaritet me këta. Ka koncensione për të pasurit, e dokrra manipulative për të varfërit.”, thotë Kuçi.
Ky është postimi i saj i plotë:
1. Po, ka krizë globale të ngritjes së çmimeve dhe nuk ka naiv të tillë që akuzojnë se rritjen e çmimeve e ka plotësisht në dorë Kosova. Por çfarë ka në dorë Kosova nuk po e bënë; nuk ka politika lehtësuese. Kurti vendosë tregun mbi qeverinë duke i lënë nën mëshirën e saj qytetarët e Kosovës.
2. Qeveria Kurti ka qenë nismëtarja e panikës për COVID-19 e vazhdimisht ka manipuluar me pandeminë për interesa të saja. Nuk arritën të ndalin blerjen masive të miellit vitin e kaluar dhe vendosën masa arbitrarisht, pa njësi matëse të qartë objektive, për përfitim elektoral.
3. Kurti ende vazhdon të flas sikur të mos ketë pushtetin në dorë teksa po e konsolidon pushtetin në dorën e tij. Qytetarët nuk e kanë të nevojshme që t’ju rikthehet e kaluara me fjalë të forta. Çka ju duhet sot është një qeveri që vepron, ju ndihmon. Mjaft më me frazat “Shih çfarë kanë bërë ata!” sepse deri tani JU, s’keni bërë asgjë.
4. Po e akuzon pushtetin e kaluar për shpërblimin që iu ka bërë supermarketeve teksa të njëjtën gjë e ka bërë qeveria e tij, PAGESAT E DESTINUARA PËR PUNËTORË JU KANË NDALË NGA PAGA ATYRE (Kurti e di fare mirë këtë)! Po akuzon tjerët për abuzim teksa ka lejuar bankat të dënojnë qytetarët për mospagim të këstëve të kredive, ani pse vet Kurti me vartësin e tij Bislimi kishin premtuar që nuk do të kishte ndëshkime nga bankat!
Ky pushtet qartazi ka marrë anën e pakicës që kanë shumë. Nuk ka barazi e solidaritet me këta. Ka koncensione për të pasurit, e dokrra manipulative për të varfërit.