Janë dërguar në mbajtje katër persona në Gjakovë, si të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, si dhe “armëmbajtje pa leje”.
Sipas, Njësitit për Hetime të Trafikimit me Narkotikë në Gjakovë, Policia e Kosovës të dielën që lamë pas, me 25 tetor, është kryer një bastisje në shtëpitë dhe objektet përcjellëse të katër të dyshuarve.
Gjatë bastisjes janë sekuestruar substance narkotike, pushkë gjuetie, pesë fishekë dhe një granatë dore.
Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
Komunikata e plotë:
Gjakovë, 26 tetor 2021 – Më 25 tetor 2021, Policia e Kosovës, Njësia për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Gjakovë, me kërkesë të Prokurorit të Shtetit dhe me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Gjakovë, kanë realizuar bastisje në shtëpitë dhe objektet përcjellëse të dyshuarve E.I, J.I, E.I., dhe Rr. Sh. , në fshatin Stubëlll, Komuna e Gjakovës, me dyshimin se në shtëpitë e tyre gjenden substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë.
Gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar:
· Substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, me peshë 5 kilogramë e 571 gramë,
· Një (1) pushkë gjuetie
· Pesë (5) fishekë
· Një (1) granatë dore
Me urdhër të prokurorit të rastit, të dyshuarit gjenden në ndalim në kohëzgjatje prej 48 orësh, nën dyshimin e bazuar se kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, dhe “Armëmbajtje pa leje”.