Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka vazhduar traditën e organizimit të festës së ditës së falënderimit e njohur si “Darka e Lamës”.
Osmani mblodhi mbrëmë drejtues të institucioneve e miq të shumtë në një darkë të shtruar në mënyrë “tradicionale”, e me bollëk ushqimesh.
Por organizimi I kësaj darke u përcoll me reagime të shumta, ku ndër të tjerash u vlerësua edhe me thyerje të rregullave të pandemisë COVID-19.
Së fundi një reagim pati edhe opinionisti, Halil Matoshi, transmeton lajmi.net.
Ai shkroi madje se “Presidentja shkel Kushtetutën”.
Postimi i plotë i Matoshit:
Presidentja shkel Kushtetutën?
Neni 3 [Barazia para Ligjit] 2.
Ushtrimi i autoritetit publik në Republikën e Kosovës bazohet në parimet e barazisë para ligjit të të gjithë individëve dhe në respektimin e plotë të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, të pranuara ndërkombëtarisht, si dhe në mbrojtjen e të drejtave dhe në pjesëmarrjen e të gjitha komuniteteve dhe pjesëtarëve të tyre.