Duke e informuar ambasadorin rus për rezultatet e Listës Serbe në zgjedhjet lokale të 17 tetorit ai theksoi se serbët pranuan të marrin pjesë në këto zgjedhje vetëm sepse siç tha ai “mbështesin Marrëveshjen e Brukselit dhe pritshmëritë nga formimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe”, shkruan Blici serb, transmeton Klankosova.tv.
Petkoviq deklaroi se “Beogradi nuk do të heqë dorë nga insistimi për formimin e menjëhershëm të Asociacionit dhe në takimin e ardhshëm në Bruksel do të kërkojë hapa konkretë në këtë drejtim”.
Sipas tij, “dialogu i Brukselit aktualisht është peng i mosgatishmërisë së Prishtinës për ta zbatuar atë deri më tani dhepara së gjithash, detyrimin e marrë për të formuar Asociacionin”.
Zyrtari serb mes tjerash falënderoi ambasadorin rus për mbështetjen e Moskës për çështjen e Kosovës, transmeton Klankosova.tv