Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se java e fundit e muajit tetor do të vijojë me mot me vranësira dhe intervale të gjata me diell.
Sipas njoftimit të IHK-së, temperaturat minimale do të shënojnë rënie, duke krijuar kushte që ditën e hënë dhe të martë të krijohen mjegulla dhe ngrica të dobëta.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri në 3 gradë Celsius, derisa ato maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 12-16 gradë.
“Java e fundit e muajit tetor do të vijojë me mot me vranësira dhe intervale të gjata me diell. Kjo situatë vije si rezultat i prezencës së fushave anticiklonike të cilat kanë përfshirë gjithë territorin e vendit tonë”, njofton IHK.
“Temperaturat minimale do të shënojnë rënie, duke krijuar kushte që ditën e martë në mëngjes të krijohet mjegulla dhe ngrica të dobëta. Po ashtu si pasojë e rënies së temperaturave minimale ekzistojnë kushte që në mëngjes të paraqitet fenomeni i brymës i cili mund të ndikoj negativisht në perimekulturë, te ato perime që ju ekspozohen rrezeve direkt të dritës”, ka njohtuar IHK.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-16 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-11 m/s”, thuhet në njoftim.