Sulmuesi i Arsenalit, Bukayo Saka ka zbuluar mesazhin që i dërgoi legjenda e klubit, Thierry Henry pas finales se “Euro 2020”.
20-vjeçari humbi penalltinë vendimtare në finale, ku nga pika e bardhë dështuan edhe Marcus Rashford dhe Jadon Sancho.
Saka qau në krahun e Southgate, derisa pastaj u akuzua në bazë racore nga shumë tifozë anglezë.
Tani, duke folur për Sky Sports, Saka ka zbuluar mesazhin e Henryt pas asaj finale.
“Pas Euros, ai (Henry) me dërgoi mesazh. Ai e mori numrin tim dhe me dërgoi mesazh duke me thënë që jam hero dhe ia kam dal mirë. Ajo për mua ishte gjithçka sepse ishte dikush që e kam shikuar”, deklaroi ai.
Saka e nisi edicionin 2020/21 duke shënuar dy gola dhe asistuar një herë në të gjitha garat.