Një person është plagosur në lagjen Ulpianë të Prishtinës.
Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci, i cili ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00.
“Rreth orës 22:00 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në lagjen Ulpiana në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karaketrizojnë rastin. Informatat e para flasin se një person ka mbetur i lënduar nga kjo ngjarje përderisa i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes”, ka thënë Borovci.
Ai ka bërë të ditur se aktualisht është duke vijuar puna policore për identifikimin e të dyshuarit dhe lokalizimin e vendndodhjes së tij.