Zevendesndihmës sekretari i SHBA-së për çështjet e Evropës dhe Euroazisë, Gabriel Escobar, ka thënë se marrëdhëniet e vendit të tij me Serbinë “nuk janë as të mira e as të këqija”.
“Janë të komplikuara”, tha Escobar në një intervistë për Al Jazeera.
Ai ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të ketë përkrahjen e SHBA-së përderisa ndjek rrugën europiane. Escobar, i dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, ka folur edhe për situatën e tensionuar në Bosnjë-Hercegovinë, pas paralajmërimeve nga Republika Srpska për ndarje.
Sipas tij, në Bosnjë nuk do të ketë luftë dhe se palët duhet të fokusohen në zhvillim ekonomik.