Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaRamabaja: Një skizofren e shpiki organizatën “Syri i Popullit”

Ramabaja: Një skizofren e shpiki organizatën “Syri i Popullit”

Profesori Sadri Ramabaja ka folur në emisionin Pressing në T7 lidhur me organizatën “Syri i Popullit”.

Zhvillimet e fundit në Kosovë pas rastit të arrestimit të dy personave, punonjës të AKI-së, lidhur me dëshmitë e tyre të rrejshme për rastin në fjalë kanë ngritur përsëri këtë çështje. Ramabaja, që kishte mbajtur 3 vite burg si i dyshuar për këtë rast, thotë se Murat Jashari ishte skizofren sipas raporteve të spitalit psikiatrik në Zvicër.

“Tash doli ën pah publikimi i inskenimit dhe implikimi i AKI-së në koordinim me zyrën e Presidentit Thaci. Ndryshe fjalët e mia janë në reporterin e mbrojtjes dhe në librin e avokatit tim dhe në librin e Xhafer Shatrit. E qartë se kemi të bëjmë me një kuazi-organizatë të krijuar nga një skizofren. E kam fjalen për Mruat Jasharin. Ai e ka krijuar këtë organizatë në kokën e tij. Kjo verifikohet në programin që e ka shkruar Murat Jashari që nuk e ka publikuar asnjë gazetë, pasi po të publikohej kjo kuazi-akuzë e një prokurori marionetë dhe një trup i drejtësisë së Kosovës, ska pasur si të përfundojë ndryshe vetëm kështu si një tragjikomedi e vërtetë që i qet hije sistemit të drejtësisë së Kosovës dhe vet fakti që ka qenë i përfshirë vet kreu i AKI-së me dy agjentët e tij e bënë sistemin e drejtësisë tmerrësisht invalid dhe sistemin shtetëror shumë të pasigurtë”, thotë ai.

Ai thotë se Murat Jashari është keqpërdorur dhe se ai ishte i sëmurë pasi kishte marrë disa lajme të këqija si rasti i vdekjes së tij.

“Rasti i Murat Jasharit është tmerrësisht tragjik. Ai është keqpërdorur ekstrem. Është i vecante. Ka qenë një ndër aktivistët më të mëdhenj të LPK-së në Cyrih. Ka qenë aty së bashku me Xhavit Halitin, vëlluan tim të ndjerë,  Gafur Elshanin dhe Jonuz Musliun. Njëra prej arsyeve që kam ruajtur një respekt ndaj tij është se ka qenë i afërt me vëlluan tim. Ka pësuar një goditje të madhe aps humbjes së vëllaut të tij në luftë. Është e vetkuptueshme që rrymat brenda LPK-së, sidomos upci i organziuar më 1998, interpretimet e duarduarshme e kanë sjellë në këtë situatë shpirtëtrore që është detyruar të rikuperohet në njërën nga klinikat psikiatrike në Cyrih. Vuante nga skizofrenia akute sipas raporteve, është shfrytëzuar nga njerëz të intelegjencës që të dërgohej në zyrën e avokatit Vllasi. Ai atje kishte qenë i përcjellë. Sipas informacioneve që kam, ai kishte qenë aty edhe dy orë më herët. E keni në librin tim. Kishte ardhur dy muaj më herët. Gjashtë ditë e kanë lënë që të bredhë. Në bisedat e para nuk kishe mundur ta dije që është i sëmurë. Por kur rrije pak me të e kuptoje”, shtoi ai. /

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments