Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaFalsifikoi dokumente gjatë aktivitetit në prokurimin publik, arrestohet drejtori i një kompanie

Falsifikoi dokumente gjatë aktivitetit në prokurimin publik, arrestohet drejtori i një kompanie

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për falsifikim të dokumenteve që i kishte përdorur gjatë aktiviteteve në prokurimin publik.

 

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit – Sektori për Hetimin e Korrupsionit në Prishtinë që vepron në kuadër të policisë, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore kanë arrestuar personin e dyshuar mashkull kosovar me inicialet L.B.

“I dyshuari i lartcekur me iniciale në pozitën e drejtorit të një kompanie, në ofertën e kompanisë ka përdorur dokumentacione të falsifikuara në aktivitetin e prokurimit të zhvilluar nga një komunë me datë 05.05.2021. Po ashtu gjatë ndërmarrjes se veprimeve hetimore janë siguruar dëshmi se i dyshuari ka përdorur dokumentacion të falsifikuar edhe në aktivitetet e prokurimit të zhvilluara në disa komuna dhe një institucion tjetër”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Me këto veprime i dyshuar i lartcekur dyshohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik” nga neni i 415 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments