Në 24 orët e fundit në Kosovë është regjistruar edhe një viktimë e COVID-19.
Viktima është një grua e moshës 50-59 vjeçare nga komuna e Gjilanit.
Ndërsa, gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 3 raste të reja të infektuara me virus.
2 raste janë nga Prizreni dhe 1 nga Fushë Kosova.
1 i infektuar është i moshës 30-39 vjeçare, ndërsa 2 të moshës 50-59 vjeçar.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar edhe 20 persona nga virusi.
Prej tyre, 5 janë të moshës 10-19 vjeçare, ndërsa 2 të moshës 20-29 vjeçare.