Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për rinumërimin e 43 vendvotimeve të Zgjedhjeve Lokale 2021, të cilat u takojnë komunave të ndryshme.
8 vendvotime u takojnë Zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave, ndërsa 35 vendvotime të tjera u takojnë Zgjedhjeve për Kuvende Komunale.
Javën e kaluar KQZ kishte rinumëruar 8 vendvotime për Kryetarë të Komunave dhe 15 të tjera për Kuvende Komunale.
Vendimi i fundit i KQZ-së, për rinumërimin e 40 vendvotimeve, u mor pas rekomandimit nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve se pas procesit të hetimit të formularëve të rezultateve, të njëjtit nuk kishin mundur të regjistrohen si të rregullt.
Sipas KQZ-së, ka mospërputhje të të dhënave në formularët e rezultateve, ngatërrim të kategorive të fletëvotimeve, si dhe ka mospërputhje të votave të subjekteve me votat e kandidatëve.Rinumërimi i këtyre vendvotimeve pritet të fillojë të hënën pasdite, në orën 17:00.
Pas rinumërimit të këtyre vendvotimeve pritet të fillojë numërimi i votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta.