Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeKosovaDeputeti ulqinak: S’bashkëpunoj me ata që ëndërrojnë kthimin e ushtrisë serbe në...

Deputeti ulqinak: S’bashkëpunoj me ata që ëndërrojnë kthimin e ushtrisë serbe në Kosovë

Dikur kryetar i qytetit të Ulqinit, sot deputet i koalicionit “Jednoglasno” (shq. “Njëzëri’) në Kuvendin e Malit të Zi dhe kryetar i Partisë Demokratike, Fatmir Gjeka ka dhënë një intevistë për gazetën malazeze “Pobjeda”.

 

Ai është pyetur për një bashkëpunim të mundshëm me koalicionin që po qeverisë Malin e Zi, ku bën pjesë edhe zv.kryeministri shqiptar, gjithashtu nga Ulqini, Dritan Abazoviq i “URA”-s.

Gjeka ka qenë i prerë në atë se çka mendon, duke thënë se një qeveri e cila ka ëndërr që të kthehet ushtria e Serbisë në Kosovë, nuk është në hartën e tij, raporton Zëri.

“Nuk kam as dëshirë, as vullnet e as hapësirë ëpër njëfarë bashkëpunimi të mundshëm me ata që flasin e keq për pakicat, ëndërrojnë për kthimin e ushtrisë serbe në Kosovë dhe fantazojnë për ‘Botën Serbe’ në territoret e huaja”, ka thënë Gjeka.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments