Një aksident i rëndë trafiku ndodhi mëngjesin e sotëm në Bresje të Fushë-Kosovës.
Si pasojë e këtij aksidenti të lënduar janë katër persona.
Lajmi në fjalë është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.
I njëjti ka deklaruar se në aksident të përfshira ishin tri automjete.
“Sot, në orët e mëngjesit, në kyçje të autostradës Bresje (Fushë Kosovë), drejtimi i Veternikut, është raportuar për një aksident trafiku ku janë përfshirë tri automjete.Bazuar në informacionet e para katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore”, u shpreh Kelani.
Poashtu ai theksoi se njësitet relevante policore janë duke u marrë me rastin.