Thursday, November 14, 2024
HomeLajmeKosovaPunëtorët e Lotarisë nuk i ndalin protestat, ndryshimi i Ligjit e marrja...

Punëtorët e Lotarisë nuk i ndalin protestat, ndryshimi i Ligjit e marrja e pagave urgjente

Ndryshimi i Ligjit për Lotarinë e Kosovës si dhe mosmarrja e pagave për 60 punëtorë kanë bërë që serish para Qeverisë të ketë protestë.

 

Punëtorët e Lotarisë po kërkojnë që të drejtat e tyre të kamotshme të plotësohen nga Qeveria.

Shkumbin Goqi, kryetar i Sindikatës Lotarisë së Kosovës tha se punëtorët janë në gjendje të keqe financiare.Madje ai ka paralajmëruar edhe hyrjen në grevë nëse nuk marrin përgjigje nga Qeveria e ministria e Financave.

“Sikur edhe çdo protestë tjetër edhe sot kemi dalë mi kërkuar të drejtat tona të cilat po na mohohen gjithmonë. Kemi dalë të kërkojmë pagat, ligji mu proceduar sa më shpejt. Kemi shumë probleme. Punëtorët janë në gjendje të keqe financiare. Edhe sot dhe do të vazhdojmë edhe ditëve të tjera obligimet që ka Qeveria. Jemi 60 punëtorë, është gjendja shumë e keqe financiare e këtyre punëtorëve. Na do të vazhdojmë të mërkurën të premten dhe do të vazhdojmë edhe me grevë. Premtimet që na kanë thanë që ligji është i gatshme të procedohet sa më shpejt dhe ligji për paga. Prej ministrisë askush nuk u përgjigj vetëm një zyrtar. Protestat s’do të ndalet derisa të përmbushen kërkesat tona”.

Luljeta Rexhepi, punëtore e Lotarisë tha se kanë dalë të kërkojnë të drejtat e tyre dhe se nuk do të ndalin deri sa të plotësohen ato.

“Për drejtat tona punën tonë rrogat tona. Qe dy vite e gjysmë pa punë kemi mbetur”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments