Friday, November 15, 2024
HomeLajmeKosovaLumezi tregon numrin e viktimave të dhunës në familje për 9 muaj

Lumezi tregon numrin e viktimave të dhunës në familje për 9 muaj

Nën patronatin e Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi, është mbajtur “Java për të Drejtat e Viktimave të Krimit”, me moton “Së bashku në mbrojtje të viktimave të krimit”.

 

Lumezi me këtë rast tha se Kosova është prijëse në rajon sa i përket legjislacionit për mbrojtjen e viktimave, duke shtuar se në vazhdimësi po marrin hapat konkret në këtë drejtim.

“Jam i lumtur të shoh përparimin e dukshëm në çështjen e rasteve të dhunës në familje dhe mbrojtjen e viktimave të dhunës ndaj tyre. Republika e Kosovës është prijëse në rajon ndaj politikave dhe legjislacionit për mbrojtjen e viktimave. Andaj ngadalë dhe sigurt po i marrim hapat e duhur për t’u mbrojtur nga dhuna”, tha Lumezi.

Tutje Lumezi tha se nuk duhet të ketë neglizhencë ndaj garantimit të të drejtave të viktimave dhe se krimet nuk duhet të anashkalohen.

“Nuk duhet të ketë asnjëherë neglizhencë ndaj garantimit të të drejtave ndaj viktimave, dhe ne nuk duhet të lejojmë që krimet të anashkalohen, por përkundrazi të gjithë duhet të jetojnë të lirë”.“Gjatë këtyre nëntë muajve punë kemi pasur 1 584 raste të dhunës, ku 1 396 ishin dhunë në familje, ndërsa 445 kërkesa për urdhër mbrojtje. Madhështia e një populli gjykohet me atë se si i trajton qytetarët e vet andaj ne duhet të angazhohemi sa më shumë në mbrojtjen e viktimave”.

Kryeprokurori tha se po punojnë në rritjen e besimit të qytetarëve, por edhe të ndërkombëtarëve, sepse kështu rritet integriteti dhe profesionalitet.

“Ne si institucion jemi duke punuar shumë si në rritjen e besimit të qytetarëve, por edhe të ndërkombëtarëve, sepse kështu rritet integriteti dhe profesionaliteti. Ju siguroj që si Kryeprokuror i Shtetit do të jap mbështetje të kësaj rruge dhe forcimin e procesit ligjor”.

Ndërkaq, nga nesër, do të mbahen sesionet e Javës, të cilat do të zhvillohen online nëpërmjet platformës Zoom, ku do të diskutohen tema të ndryshme, si: Reagimi institucional, koordinimi dhe zbatimi i dispozitave dhe politikave kundër dhunës në familje; Konfidencialiteti dhe ruajtja e privatësisë së viktimave të krimit; Reagimi institucional, koordinimi dhe zbatimi i dispozitave dhe politikave kundër trafikimit të njerëzve dhe Trajtimi i kryesve të dhunshëm me varësi nga droga, alkooli dhe me probleme të shëndetit mendor.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments