Friday, November 15, 2024
HomeLajmeKosovaVdes një person në QKUK, policia nis hetimet

Vdes një person në QKUK, policia nis hetimet

Të dielën ka vdekur një person i cili po trajtohej në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Rastin në polici e ka raportuar stafi i QKUK-së, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

“Prishtinë, 24.10.2021 – Nga Stafi i QKUK është raportuar se viktima mashkull kosovar i cili ishte duke u trajtuar,  ka vdekur”, ka njoftuar policia.

Tutje policia ka bërë të ditur se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.

Rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments