Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se java e fundit e muajit tetor do të vijojë me mot me vranësira dhe intervale të gjata me diell.
Sipas njoftimit të IHK-së, temperaturat minimale do të shënojnë rënie, duke krijuar kushte që ditën e hënë dhe të martë të krijohen mjegulla dhe ngrica të dobëta.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri në 3 gradë Celsius, derisa ato maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 12-16 gradë.
Njoftimi i plotë i IHK-së:
Parashikimi i motit për pesë ditë (25 – 29 tetor 2021)
Java e fundit e muajit tetor do të vijoj me mot me vranësira dhe intervale të gjata me diell. Kjo situatë vije si rezultat i prezencës së fushave anticiklonike të cilat kanë përfshirë gjithë territorin e vendit tonë.
Temperaturat minimale do të shënojnë rënie, duke krijuar kushte që ditën e hënë dhe të marte në mëngjes të krijohet mjegulla dhe ngrica të dobëta.
Po ashtu si pasojë e rënies së temperaturave minimale ekzistojnë kushte që në mëngjes të paraqitet fenomeni i brymës i cili mund të ndikoj negativisht në perimekulturë, te ato perime që ju ekspozohen rrezeve direkt të dritës.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-16 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-11 m/s.
Kushtet biometeorologjike dhe agrometeorologjike do të jenë relativisht të mira për shkak të aktivitetit të këtyre elementeve dhe dukurive meteorologjike.