Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, tha se krizat e fundit në veri të Kosovës “ishin në prag të një tragjedie të rëndë”
Petkoviq e lidh këtë me ardhjen në pushtet të kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti.
Petkoviq, duke i përsëritur fjalët e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, tha se KFOR-i është i obliguar “ta mbrojë popullin serb në përputhje me Rezolutën 1244”.
“Nëse ata nuk duan, ka nga ata që duan. Ky është viti 2021 dhe sot Serbia është shtet i pavarur, sovran, i cili po forcohet çdo ditë, në të gjitha fushat. Ne nuk do të lejojmë dhe nuk mund të tolerojmë poshtërime dhe sulme fizike të drejtuara kundër popullit serb”, tha Petkoviq në një intervistë për Telegrafin serb.