Drejtoresha e Qendrës britanike për Shoqëri dhe Shëndet Mendor, Hanna Kienzler, vlerëson se parkimi i pavend i veturës së misionit evropian për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX, tregon se si e ka trajtuar komuniteti ndërkombëtar Kosovën që prej luftës.
Kienzler, e cila si antropologe me interes të gjatë në fushën e shëndetit global, pyeti në Twitter se pse u bë kaq bujë për parkimin e pavend të veturës së EULEX-it. Sipas saj, Kosova për ndërkombëtarët është vetëm laborator eksperimental.
Pasi u bë lajm parkimi i turpshëm i veturës së misionit evropian, EULEX-i reagoi duke thënë se e dënojnë fuqishëm sjelljen e personelit të tyre që e ka parkuar veturën në atë mënyrë.
Misioni evropian për sundimin e ligjit tha se “garantojmë marrjen e masave të duhura disiplinore”, për autorin.