Kandidati i Aleancës Kosova e Re (AKR) për kreytar të Prishtinës në zgjedhjet e fundit lokale, Gëzim Mehmeti ka kërkuar të rinumërohen të gjitha votat në këtë komunë.
Përmes një konference për media, Mehmeti tha se ka pasur manipulime me vota të cilat e kanë dëmtuar AKR-në me 1.2%.
Ai tha se provat do t’i paraqesin në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.
“Kërkesa jonë është që në Prishtinë te të gjitha vendvotimet të shkojnë në rivotim duke pasur parasysh provat që kemi. Ne si subjekt politik do t’i paraqesin provat tona në PZAP, por edhe ankesa individuale. AKR-ja, pra, kërkon rinumërim të votave në të gjitha vendvotimet”, u shpreh Mehmeti.