Milani është duke fituar me rezultat 2-0 ndaj skuadrës së Bolognas pas pjesës së parë, në duelin e xhiros së nëntë në Serie A.
Sfidën e hapi anësori Rafael Leao i cili realizoi një gol të bukur nga një kënd i vështirë në minutën e 16-të të ndeshjes.
Vetëm katër minuta më vonë, skuadra vendase mbeti me një futbollist më pak pasi mbrojtësi Adama Soumaoro e pengoi lojtarin e Milanit i cili ishte i fundit në aksion dhe po shkonte i vetëm para gol, duke e fauluar afër zonës së penalltisë.
Kjo i konvenoi “Kuqezinjëve” që ta merrnin edhe më shumë avantazhin dhe të realizonin edhe golin e dytë, i cili erdhi nga mbrojtësi Davide Calabria, që realizoi një gol të bukur.
Me këto dy gola u përmbyll pjesa e parë e takimit.
Për të parë golin e dytë të Calabrias, klikoni këtu – VIDEO