Sipas të dhënave, të miturit rreth moshës 16 vjeç përdorin më së shumti drogë të llojeve të ndryshme.
Dyert janë të hapura për gjithë personat që vuajnë nga varësia prej drogës.
Klinika Psikiatrike në QKUK ofron shërbime dhe trajtime të ndryshme për përdoruesit e lëndëve narkotike.
Mirëpo kohëve të fundit gjendja cilësohet të ketë dalë jashtë kontrollit.
Kjo klinikë, është mbushur me pacientë që i takojnë moshave minore.
Vjollca Ramiqi, psikiatre tha se kohëve të fundit ka raste të përdorimit të drogës nga moshat e ndryshme e sidomos fëmijët rreth 16 vjeç.
Ramiqi tregon që këtë vit në Psikiatri erdhën më shumë se 80 persona për arsye të tilla.
E që përdorimi i drogës është rritur tek të rinjtë nën moshën 18, e thotë edhe Safet Blakaj nga Qendra Psikiatrike Labyrinth e cila trajton personat e varur.
Në krahasim me vitin e kaluar nga SHSKUK thonë se numri i pacientëve që përdorin drogë është shumë më i madh.
Videon e plotë mund ta shihni duke klikuar KËTU