Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeKosovaEULEX-i zotohet se do të marrë masa ndaj zyrtarit të vet që...

EULEX-i zotohet se do të marrë masa ndaj zyrtarit të vet që e parkoi gabimisht veturën në Prishtinë

Misioni i EULEX-it në Kosovë ka dënuar sjelljen e zyrtarit të tyre për parkimin e gabuar të veturës zyrtare.

Pas një sërë raportimesh të qytetarëve nëpër rrjete sociale, EULEX-i në Twitter ka dënuar veprimin e zyrtarit të tyre dhe janë zotuar se do të marrin masa disiplinore ndaj tij.

“E dënojmë me termat më të fuqishëm sjelljen e anëtarit të stafit të EULEX-it, i cili është parë duke e parkuar veturën në mënyrë jo të duhur në Prishtinë. Ne garantojmë se do të marrim masa të duhura disiplinore. E falënderojmë qytetarin e Kosovës që e solli këtë rast në dritë për sjelljen e tij të përgjegjshme”, thuhet në postimin e EULEX-it.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments