Saturday, November 23, 2024
HomeSportBoksierëve të Kosovës iu ndalohet hyrja në Serbi për pjesëmarrje në Kampionatin...

Boksierëve të Kosovës iu ndalohet hyrja në Serbi për pjesëmarrje në Kampionatin Botëror!

Ekipi i Kosovës i përbërë nga tre boksier, Bashkim Bajoku, Shpëtim Bajoku, Patriot Behrami, selektori Besim Brahimi si dhe sekretari gjeneral, Latif Demolli, janë ndaluar në kufirin Kosovë-Serbi.

Ekspedita jonë ishte nisur mbrëmë për në Beograd, aty ku do të organizohet kampionati botëror i boksit për amator.

Arsyja e ndaljes është që autoritetet serbe nuk po lejojnë hyrjen e sportistëve nga Kosova me simbolet e tyre.

Momentalisht siç njofton sekretari Latfi Demolli për klankosova.tv ata janë në pritje të një përgjigjje nga federata botërore e boksit (AIBA), e cila është lajmëruar për këtë rast.

Kërkesa për të garuar pa simbole dhe pa flamurin e Kosovës, nuk do të pranohet nga Federata e boksit e cila ka bërë të ditur se në rast se kjo gjë do të kërkohet atëhere do ta anulojnë pjesëmarrjen në kampionatin botëror.

Postimi i plote:

Komiteti Olimpik i Kosovës me shqetësim të madh ka pritur lajmin se ekspedita e boksit të Kosovës nuk është lejuar të hyjë në Serbi, për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të boksit, që prej 24 tetor deri më 6 nëntor 2021 mbahet në Beograd të Serbisë.
Ekspedita e boksit ishte nisur në orët e hershme të mëngjesit, për të kaluar përmes kufirit në Konçul, por përkundër pritjeve shumëorëshe, policia serbe nuk ka lejuar hyrjen e tyre, gjë që ka bërë që ekspedita e boksit të kthehet për në Prishtinë.
Drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës, presidenti Ismet Krasniqi dhe sekretari i përgjithshëm, Besim Aliti, janë në kontakt të vazhdueshëm me Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, në mënyrë që të gjendet një zgjidhje emergjente dhe ekipi i boksit të Kosovës të niset sërish drejt Beogradit për të garuar i barabartë me shtetet tjera pjesëmarrëse në botëror.
KOK, po ashtu ka kontaktuar me drejtuesit e AIBA-s (Federata Botërore e Boksit), nga të cilët ka marrë premtimin se do të marrin masa të menjëhershme për t’iu mundësuar boksierëve tanë hyrjen në Serbi dhe pjesëmarrjen me të drejta të barabarta, ashtu siç kanë premtuar pas kontakteve të vazhdueshme me Federatën e Boksit të Kosovës, me të cilët drejtuesit e KOK-ut janë po ashtu në kontakt të vazhdueshëm.
Ekspedita e boksit përbëhet nga tre boksierët, Patrit Behrami, Shpëtim e Bashkim Bajoku, përzgjedhësi Besim Brahimi dhe sekretari i përgjithshëm, Latif Demolli.
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments