Wednesday, November 27, 2024
HomeBotaArabia Saudite: Deri më 2060 do të kemi zero emetime të karbonit

Arabia Saudite: Deri më 2060 do të kemi zero emetime të karbonit

Princi i Kurorës së Arabisë Saudite tha më 23 tetor se shteti i tij planifikon të zvogëlojë emetimet e karbonit në mënyrë që të arrijë zero emetime më 2060.

 

Duke folur para mbajtjes së Konferencës për Ndryshimet Klimatike të Kombeve të Bashkuara (COP26), Princi i Kurorës, Mohammed bin Salman tha se Arabia Saudite po dyfishon objektivin e saj vjetor për të reduktuar emetimet e karbonit në rreth 280 milionë tonë.

Konferenca për Klimën që do të mbahet në Glasgo nga 31 tetori deri më 12 nëntor, ka për qëllim arritjen e marrëveshjeve ndërkombëtare që do të shkurtonin emetimet e karbonit, si përgjigje ndaj ndryshimeve globale të klimës.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian duan që Arabia Saudite t’i bashkohet nismës botërore për uljen e emetimeve të metanit për 30 për qind prej niveleve të vitit 2020. Kjo ulje kërkohet të arrihet deri më 2030. I dërguari i SHBA-së për klimën, John Kerry është paraparë të marrë pjesë në samitin për kiminë në Lindjen e Mesme, që pritet të mbahet në Arabinë Saudite më 24 tetor.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments