Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKosovaHaziri: Me Rakiqin ministër, VV-ja është ajo që ka koalicion pa marrëveshje

Haziri: Me Rakiqin ministër, VV-ja është ajo që ka koalicion pa marrëveshje

Ditë më parë  profesori Sadri Ramabaja tha se ekziston një marrëveshje e fshehtë në mes të LDK-së dhe Listës Serbe në Gjilan. Por, vetë kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri tha se Vetëvendosja është ajo që ka koalicion pa marrëveshje me Goran Rakiqin ministër në Qeveri.

 

E pasi autori i emisionit, Leonard Kërquku, pyeti për votat që mori LDK-ja në vendvotimet ku votojnë serbët, Haziri pyeti me ironi se a duhet të kërkohet që të mos votojnë serbët.

“… E kanë votuar serbët… e cila është kërkesa? Mos me votu? Mos me kërku votë askush?”, është shprehur Haziri.

“Ata thanë a ishte një koalicion i Listës Serbe me juve?”, pyeti Kërquku në T7.

E nëse Vuçiq ka dhënë porosi tek serbët të votohet dikush, Haziri tha se i vetmi njeri që e di këtë gjë është kryeministri Kurti ose zv. kryeministri Bislimi.

“Koalicion pa marrëveshje ka Vetëvendosje në Qeveri, e ka Rakiqin ministër. Atëherë nëse Vuçiq ka dhënë porosi (të votohet LDK-ja në Gjilan), atëherë i vetmi njeri që e di është kryeministri ose z. Bislimi sepse ai është takuar me të përkundër që ka thënë se nuk takohemi” është shprehur Haziri.

“Përtej kësaj familja ime dhe familja e tij që 100 vjet njihemi. E di backgroundin familjar dhe politik, që nuk ndodhin probleme të tilla”, ka thënë Haziri.

“Pse në Gjilan është nënkryetar… a e ka pyetur dikush vetën pse ku shumicë dominonte pas shqiptarëve janë serbët etnikë në Anamoravë… Pse kryetari për komunitete është turk?”, vazhdoi Haziri.

“Unë kam mundur që 8 vjet të kem koalicion të hapur. Nëse një numër i votave kanë ardhur tek unë si kandidat dhe një numër i votave ka shkuar në VV dhe një numër tjetër i vogël në AAK… sepse u flitke për një fitore pa balotazh, vetë fakti që flitej kështu serbët lokalë normalisht që kanë zgjedhur anë. Tash në balotazh do të shohim si do të shkojë. Por përfundimisht me një komunitet që është i integruar politikisht… ne e dimë që kanë presion politik nga strukturat paralele, por me një komunitet që nuk ka problem të nxjerrë barrikada e të shkaktojë dhunë… ku nuk ki nevojë të dërgohet Njësia Speciale por një polic trafiku… ku zv. komandati është kapiten nga komuniteti serb… Por, vota e komuniteteve etnike nuk duhet të targetohet si votë që të humbë në autoritet”, përfundoi Haziri.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments