Arsenal është duke e demoluar skuadrën e Aston Villës, në duelin që janë duke e zhvilluar në kuadër të xhiros së nëntë.
Thomas Partey i dha i pari avantazhin londinezëve me golin e realizuar në minutën e 23-të, gjersa në minutën shtesë londinezët ngritën avantazhin prej dy golave me anë të Aubameyang i cili realizoi nga penalltia.
“Gunners” e kanë nisur furishëm edhe pjesën e dytë dhe tashmë kanë realizuar edhe golin e tretë të ndeshjes.
Emile Smith Rowe ka realizuar golin e tretë pas një kundërsulmi fantastik, i cili mori një top të mirë nga Aubameyang i cili e asistoi anglezin.
Për të parë golin klikoni këtu: VIDEO