Qeveria e SHBA-së dhe ajo e Greqisë kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët, ku një pjesë e saj flet edhe për Kosovën.
Kjo deklaratë vjen pas dialogut të tretë strategjik në Uashington, dhe në të thuhet se këto dy shtete mbështesin integimin euroatlantik të Kosovës.
“Shtetet e Bashkuara dhe Greqia vazhdojnë të mbështesin fuqishëm integrimin euroatlantik të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën, dhe theksojnë rëndësinë e fillimit urgjent të negociatave të anëtarësimit midis BE-së dhe Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, sipas kushteve të përcaktuara”, thuhet në deklaratë.
“Të dyja palët theksuan sukseset e fundit në politikat kombëtare të shëndetit publik të krijuara për të frenuar pandeminë COVID-19 dhe përmendën nevojën për të shpërndarë dezinformimin dhe ndikimet e tjera malinje që kërcënonin sigurinë publike. Të dy palët diskutuan përparësitë në përgjigjen ndaj krizës humanitare në Afganistan. Greqia ndau progresin e bërë në integrimin e azilkërkuesve dhe refugjatëve; të dy vendet pohuan rëndësinë e respektimit të të drejtave të njeriut të azilkërkuesve, emigrantëve dhe refugjatëve”, shtohet në deklaratë.
Deklaratën e plotë të SHBA-ve dhe Greqisë mund ta lexoni duke klikuar KËTU.