Sunday, November 24, 2024
HomeSportFIFA dënon Shqipërinë për incidentet e tifozëve

FIFA dënon Shqipërinë për incidentet e tifozëve

Pas incidentit në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në kualifikimet e Botërorit “Katar 2022” ndaj Polonisë, Shqipëria ka marrë dënimin nga FIFA.

 

Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë nje ndeshje pa tifozë për shkak të hudhjeve të gjësendeve në fushë, afër lojtarëve polak gjersa po e festonin golin e avantazhit në “Air Albania”.

Siç mësohet nga njoftimi i FSHF, FIFA përveçse dënimin me një ndeshje pa tifozë ka gjobitur edhe Federatën e Futbollit me 150 mijë franga.

Ndërkohë po Federata Shqiptare bëri të ditur se do të vlerësojë mundësitë për ankimimin e vendimit brenda afateve të parashikuara.

Pra praktikisht, kuqezinjtë do të luajnë një ndeshje pa tifozë duke u konfirmuar se ndeshja me Andorran e fundit e ketyre eliminatoreve do të luhet pa tifozë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments