Kandidatja për asamble komunale në Prishtinë, Lejla Gashi në radhët e NISMË-s Socialdemokrate, pretendon se në zgjedhjet e 17 tetorit nuk i figuronë vota e saj.
Për këtë shkas, ajo zgjodhi rrjetet sociale që ta paraqes si shqetësimë.
“Përderisa dyshon në vete, s’po ma merr mendja që kisha me qenë këtu. Jam e vetishme dhe zotohem se vota ime ka qenë aty”, tha ajo.
Problem të njëjtë patën edhe disa kandidatë për asamble në Podujevë, në radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
“Të dielën komisionari jonë na ka tregu që janë katër vota, ndërkaq të nesërmen kur kanë ardhë FRP-të, atëherë e kam pa që nuk egiziston asnjë vot. Në atë listë nuk kanë figuru as vota ime personale, as e familjarëve të mi të ngushtë”, tha Alemdina Cakiqi.
Nga NISMA në kryeqytet, mendojnë se e dinë shkaktarin e gjithë kësaj.
“Duke mos pas një komisioner në gjithë vendvotimet, mendoj që ka mundur me qenë arsyje”, tha Vjosa Isufi, koordinatore e partisë për kryeqytet.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve gjatë të premtes nuk ktheu përgjigje për rastin.