Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaGjykata merr vendim për ish-zyrtarin e AKI-së që zbuloi informacione të klasifikuara

Gjykata merr vendim për ish-zyrtarin e AKI-së që zbuloi informacione të klasifikuara

 

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit me kohëzgjatje prej një muaji për zyrtarin e AKI-së lidhur me zbulimin e informacioneve të klasifikuara nga ky institucion.

 

“Gjyqtari i procedurës paraprake kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit M.K. e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtit i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji. Të pandehurit M.K. paraburgimi i caktohet në bazë të nenit 187 par 1 nen par. 1.1 dhe 1.2 pika 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPPK-së”, thuhet në komunikatë.

I pandehuri M.K. dyshohet nga Prokuroria se në cilësinë e personit zyrtar, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar ka tejkaluar kompetencat e tij dhe nuk i ka përmbush detyrat zyrtare të tij, në atë mënyrë që pa autorizim ka ndërhyrë në sistemin kompjuterike të AKI-së dhe me këtë dyshohet se ka kryer veprat penale të cekura më lartë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments