Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaHaradinaj mbështet vendimin për shpalljen non grata të dy zyrtarëve rus

Haradinaj mbështet vendimin për shpalljen non grata të dy zyrtarëve rus

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka mbështetur kërkesën e presidentes Vjosa Osmani që dy zyrtarë rus të shpallen non grata në Kosovë.

Haradinaj ka shkruar se ndikimi rus në destabilizimin e Kosovës duhet të luftohet me vendosmëri nga institucionet .

“Askush që ushtron aktivitete që cenojnë sigurinë kombëtare dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës, nuk është i dëshiruar në vendin tonë. Në këtë frymë, mbështes kërkesën e Presidentes Osmani dhe vendimin e MPJD për shpalljen persona të padëshiruar dhe dëbimin e dy zyrtarëve rus nga Kosova. Secili që tejkalon rregullat e qëndrimit në vendin tonë, duhet të trajtohet sipas ligjit. Ndikimi rus në destabilizimin e Kosovës dhe rajonit, duhet të luftohet me vendosmërinë më të madhe nga institucionet tona”, ka shkruar Haradinaj.

 

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments