Wednesday, November 27, 2024
HomeBotaPasi kërcënoi me sanksione, Franca “ligjëron” në NATO: Mos u tutni

Pasi kërcënoi me sanksione, Franca “ligjëron” në NATO: Mos u tutni

Ministrja e Forcave të Armatosura të Francës, Florence Parly, u mbajti një ligjëratë homologëve të tyre në NATO të premten, duke u thënë që të mos frikësohen nga planet e Bashkimit Evropian në fushën e mbrojtjes dhe duke thënë se nga to do të përfitojë edhe ShBA-ja e do të forcohet aleanca.

Kjo deklaratë, e bërë gjatë takimit të ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s, kishte për synim që t’i jepte fund paqartësive disamujore për atë nëse përpjekja e re e BE-së për të zhvilluar armë e forca do të jetë në konkurrencë me NATO-n.

“Kur dëgjoj disa deklarata defanzive për mbrojtjen e Evropës dhe kur vëzhgoj rreziqe të caktuara, përfshirë ato brenda kësaj organizate, unë them: mos u frikësoni”, tha Parly në një sesion ku ishte i pranishëm edhe shefi i BE-së për politikë të jashtme, Josep Borrell.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, u përgjigj pozitivisht në deklaratën e tij, duke thënë se mirëpret më shumë aftësi mbrojtëse të Evropës, duke i ngjarë deklaratës së përbashkët të lëshuar në shtator nga presidentët Biden dhe Macron.

Austin sugjeroi se nuk ka kundërthënie mes strategjive evropiane e amerikane për rajonin e Indo-Paqësorit, duke thënë se aleatët e NATO-s janë duke punuar së bashku për t’i bërë ballë rritjes ushtarake të Kinës.

Ndryshe, Franca ditë më parë kërcënoi se mund të marrë masa kundër Britanisë së Madhe për mosmarrëveshjen rreth peshkimit si dhe paralajmëroi se Polonisë mund t’i vendosen sanksione financiare shkaku i sfidimit të epërsisë së ligjeve të BE-së ndaj ligjeve kombëtare.

Nga 27 shtetet anëtare të BE-së, 21 prej tyre janë pjesë e NATO-s – aleancë ushtarake me 30 anëtarë, por Shtetet e Bashkuara për një kohë të gjatë ka pretenduar se blloku duhet të jetë i aftë për të bërë më shumë që t’i menaxhojë krizat në kufijtë e tij.

Në mars të vitit të ardhshëm, BE-ja synon që të arrijë marrëveshje për një dokument të strategjisë ushtarake për t’i identifikuar kërcënimet e së ardhmes duke u përqendruar në zhvillimin e armëve së bashku.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments