Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaNjoftim me rëndësi për kosovarët që nisen për në Gjermani

Njoftim me rëndësi për kosovarët që nisen për në Gjermani

Nga e diela e ardhshme qytetarët e Kosovës do ta kenë më të lehtë udhëtimin për në Gjermani.

 

Kjo pasi qeveria gjermane e ka hequr vendin tonë nga lista e kuqe, e cila përbëhet nga vende që kanë shkallë të lartë të infektimit me koronavirusin COVID-19.

Në njoftimin e Ambasadës së Gjermanisë në Kosovë, bëhet e ditur se ky ndryshim do të vlejë nga data 24 tetor.

“Ndryshimet e fundit: Heqja e Kosovës si zonë me rrezik të lartë nga 24 tetor 2021”, thuhet në njoftim.

Gjermania kishte futur Kosovën në listën e shteteve me rrezik të lartë më 22 gusht të këtij viti, pas rritjes së numrit të raste pozitive me koronavirus.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments