Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka vazhduar me aksionet e saja në identifikim të kundërvajtësve të ndryshëm në komunikacion me synim parandalimin të aksidenteve në komunikacionin rrugor.
Sipas Policisë, ky aksion po realizohet nga policë me rroba civile nga Njësia Rajonale e Komunikacoinit Rrugor e Ferizajt në bashkëpunim me Stacionin Policor në Ferizaj në rrugët magjistrale dhe lokale në tërë rajonin Ferizajt.
Patrulla e policisë me automjet dhe rroba civile identifikon kundërvajtësit e ndryshëm në lëvizje dhe për çdo kundërvajtje që shkaktojnë shoferët lajmëron patrullën tjetër me uniformë të stacionuar larg tyre dhe ndalojnë ata shofer kundërvajtës dhe u shqiptohen gjoba.
Gjithashtu një patrullë tjetër me automjet dhe rroba civile identifikon kundërvajtësit e ndryshëm në lëvizje , nëpër lokacione të ndryshme, në rrugë lokale dhe të njëjtit ndalohen dhe u shqiptohen gjoba kundërvajtëse, sipas ligjit të komunikacionit rrugor.
“Në kuadër të këtij aksioni policia nga data 01-21 tetor 2021 ka shqiptuar këto kundërvajtje: Mos respektimi i shpejtësisë së kufizuar, 317 gjoba, tejkalim në vije të plotë apo vend të ndaluar, 27 gjoba ( Heqje e patentë shoferit 27 ), drejtimi i mjetit pa patentë shofer, 50 gjoba , kalimi i afatit të regjistrimit , 97 gjoba, xhamat e errët, vendosja e foljes ose materialit tjetër, 77 gjoba, mos përdorimi i rripit të sigurisë , 232 gjoba, përdorimi i telefonit gjatë ngasjes , 756 gjoba, kundërvajtje tjera, bazuar në ligjet në fushën e trafikut rrugor, 1110gjoba, gjithsej 2666 gjoba”, thuhet në komunikatë, ku theksohet se Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me aktivitete të shtuara edhe ne ditët në vijim, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe fton qyetatarët që të bashkëpunojnë me policinë.
“Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, thuhet në komunikatë.