Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKosovaVëllai i Driton Velës sulmon Lumir Abdixhikun nga Zyra e Presidentes së...

Vëllai i Driton Velës sulmon Lumir Abdixhikun nga Zyra e Presidentes së Republikës

Shefi i Stafit të Presidentes së Kosovës Vjosa Osmanit, Blerim Vela, i ka reaguar ashpër liderit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikut, pas deklaratave të tij se Presidenca dhe Qeveria nuk janë në një linjë për Vettingun.

Vela ka shkruar në Twitter se Abdixhiku është njeriu i fundit që mund ta mësojë Presidenten Osmani se si të shtyhen përpara kauzat, pasi sipas tij, ish-kreu i LDK-së, Isa Mustafa e ka pamundësuar Vettingun në drejtësi.

“Sundimi i ligjit, integriteti dhe ligjshmeria ne sistemin e drejtesise jane dhe mbeten kauza te perhershme te Presidentes Vjosa Osmani,dhe jo angazhim vetem gjate nje kampanje. Per kete Presidentja ka mbeshtetje nga partneret nderkombetare. Andaj, kryetari aktual i LDK, Abdixhiku, eshte njeriu i fundit qe mund ta mesoje Presidenten se si t’shtyhen perpara kauzat, t’cilat ai e ka zakon ti le n’gjysem apo t’behet pjese e kauzave t’gabuara te atit te tij ideologjik Isa Mustafes, qe kane pamundesuar vetingun n’drejtesi”, ka shkruar Vela.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se subjekti që drejton nuk i jep përkrahje një procesi të Vettingut, në të cilin nuk janë të përfshira SHBA dhe BE.

“Presidenca dhe Qeveria sa kemi informacione nuk janë në një linjë për Vettingun. Por ky proces është i pashmangshëm. Asnjë proces i Vettingut nuk mund të bëhet pa partneritet me BE-në dhe SHBA-në. LDK nuk jep mbështetje për këtë çështje pa SHBA-në dhe BE-në. Nëse BE është jashtë procesit, atëherë ky proces është fragjil” , ka deklaruar Abdixhiku në KlanKosova.

Ndryshe, Blerim Vela është vëllai i Driton Velës, i cili në vitin 2019 kishte garuar për deputet në listën e Lëvizjes Vetëvendosje, ku kishte korrur një rezultat dëshpërues.

Ai kishte marrë vetëm 953 vota, të cilat nuk ishin të mjaftueshme për ta bërë deputet të Kuvendit të Kosovës.

Megjithatë, në Qeverinë Kurti 2, Dritonit iu gjet një pozitë. Ai është emëruar në Bordin Qendror për Shkollim Specialistik nga Ministria e Shëndetësisë.

Vela i Presidencës në një përgjigje për Gazetën Express, kishte kërkuar që të mos bëhet ndërlidhje mes pozitës së tij dhe emërimit të vëllait në bord.

Aty pati treguar se i vëllai, pra Driton Vela, është pjesë e stafit akademik të Fakultetit të Mjekësisë që nga viti 2007.

“Për sa i përket emërimit te Dritonit nga Ministri i Shëndetësisë si anëtar në bordin për specializim, ju ftoj që të kontaktoni Ministrinë e Shëndetësisë për më shumë detaje pasi që ky emërim (jo punësim) nuk ka të bëjë asgjë me mua dhe pozitën që mbaj në Kabinetin e Presidentes. Çdo aludim tjetër i pabazë lidhur me ndikimin tim në emërimin në këtë bord të vëllait tim e konsideroj si raportim të pavërtetë dhe për rrjedhojë do të detyrohem të inicioj padi për shpifje dhe dëmtim të reputacionit”, pati thënë Vela në përgjigjen e tij përmes email adresës së tij.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments