Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKosovaAsnjë pacient me COVID-19 i shtrirë në Spitalin e Prizrenit, Pejës dhe...

Asnjë pacient me COVID-19 i shtrirë në Spitalin e Prizrenit, Pejës dhe Vushtrrisë

Në Spitalin e Përgjithshëm në Prizren, Pejë dhe Vushtrri nuk është asnjë pacient i shtrirë me koronavirus, ka bërë të ditur Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës.
Sipas njoftimit, në tërë SHSKUK-në, në trajtim janë 57 pacientë, 24 me oksigjenoterapi dhe 4 në mjekim intensiv në gjendje të rënduar.

Numri i pacientëve sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 11 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 28 pacientë post-covid-19

Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 3 pacientë

Spitali i Gjakovës, 6 pacientë

Spitali i Gjilanit, 3 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 2 pacientë

Spitali i Ferizajt, 4 pacientë

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments