Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKosovaEscobar viziton Ambasadën e Kosovës në SHBA: “Presim me padurim punën dhe...

Escobar viziton Ambasadën e Kosovës në SHBA: “Presim me padurim punën dhe miqësinë tonë të vazhdueshme”

Zv.ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Gabriel Escobar, të enjten ka qëndruar në Ambasadën e Kosovës në SHBA.

Në një shkrim në Twitter nga ambasada, thuhet se Escobarin, në takim e ka pritur ushtruesi i detyrës së ambasadorit të Kosovës në SHBA, Valdet Sadiku.

“Ushtruesi i Detyrës së ambasadorit, Valdet Sadiku, priti të enjten zëvendës-ndihmësin e Sekretarit të Shtetit, Escobar, në Ambasadën tonë. Faleminderit Escobar për vizitën dhe presim me padurim punën dhe miqësinë tonë të vazhdueshme”, thuhet në postim.

Ndryshe, nga 6 shtatori, Gabriel Escobar i cili shërbën si zëvendësambasador i Amerikës në Beograd do ta zë vendin e Mathew Palmer si i dërguar i Posaçëm i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor.

Gabriel Escobar mori postin si zëvendësshef i Misionit në Ambasadën Amerikane në Beograd në Gusht 2019.

Ai shërbeu si Ngarkuar me Punë para mbërritjes së Ambasadorit Godfrey.

Më parë ai ishte postuar si Ministër Këshilltar për Çështjet Ekonomike në Ambasadën Amerikane në Bagdad, ku shërbeu si Ushtrues i Detyrës së Zëvendës Shefit të Misionit për shumicën e turneut të tij.

https://twitter.com/KosovoinUS?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=https%3A%2F%2Findeksonline.net%2Fescobar-viziton-ambasadenn-e-kosoves-ne-shba-presim-me-padurim-punen-dhe-miqesine-tone-te-vazhdueshme%2F

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments