Monday, November 25, 2024
HomeBotaIrani s’është Armeni: Azerbajxhani ia liron vozitësit pas një deklarate

Irani s’është Armeni: Azerbajxhani ia liron vozitësit pas një deklarate

Azerbajxhani ka liruar dy vozitës iranianë të kamionëve, arrestimi i të cilëve muajin e kaluar nën akuzën për hyrje të paligjshme i tensionoi raportet mes dy vendeve fqinje. Irani e kishte kërkuar lirimin e menjëhershëm të tyre.

Lirimi i qytetarëve iranianë të enjten vjen një javë pasi kryediplomatët e Iranit dhe Azerbajxhanit u pajtuan për ta zbutur retorikën e tenisonuar dhe të angazhohen në dialog për t’i zgjidhur krizat diplomatike.

Departamenti azer i doganave tha se ia ka dorëzuar ambasadës iraniane dy vozitësit në një vendim “të drejtuar nga parimet e humanitetit, respektit të ndërsjellë dhe fqinjësisë së mirë”, shkruan Free Europe.

Azerbajxhani i arrestoi vozitësit iranianë nën akuzën për hyrje të paligjshme duke i anashkaluar kontrollet kufitare për t’i shmangur obligimet doganore gjatë transportimit të mallrave për në Armeni.

Irani theksoi se e respekton integritetin territorial të vendeve fqinje, por e kërkoi lirimin e menjëhershëm të vozitësve.

Azerbajxhani dhe Irani për një kohë të gjatë kanë pasur mosmarrëveshje për shkak të përkrahjes që Teherani ia ka dhënë Armenisë. Kjo çështje u bë edhe më e rëndësishme vitin e kaluar, kur forcat azere zhvilluan luftë të përgjakshme me separatistët armenë për Nagorno-Karabakun.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments