Monday, November 25, 2024
HomeBotaFBI-ja konfirmon se mbetjet e gjetura janë të të fejuarit të Petitos

FBI-ja konfirmon se mbetjet e gjetura janë të të fejuarit të Petitos

Agjencia Federale e Hetimeve në ShBA, FBI, ka thënë se mbetjet njerëzore që janë gjetur në një park të Floridës të mërkurën janë vërtetuar se i përkasin të fejuarit të zhdukur të blogeres së vrarë, Gabby Petito.

Trupi i Brian Laundrie-s, i cili ka qenë i zhdukur për më shumë se një muaj, u identifikua duke i përdorur të dhënat rreth dhëmbëve, shkruan BBC.

Laundrie, i cili ishte duke u kërkuar nga policia për rastin e të fejuarës së tij, u kthye muajin e kaluar në Florida nga udhëtimi i përbashkët me Petito-n, por i vetëm. Trupi i të fejuarës së tij u gjet më vonë në Wyoming, ku çifti ishte duke udhëtuar.

“Më 21 tetor 2021, një krahasim i të dhënave dentare konfirmoi se mbetjet njerëzore të gjetura në parqet “T Mabry Carlton Jr” dhe “Myakkahatchee Creed” janë të Brian Laundrie-s”, thuhet në deklaratën e FBI-së.

Të mërkurën, zyrtarët thanë se janë gjetur mbetje njerëzore në një park që deri në kohët e fundit ka qenë nën ujë. Sende tjera, përfshirë një çantë shpine dhe një fletore që i përkisnin burrit të zhdukur, u gjetën gjatë kërkimeve.

Në një konferencë të shkurtër për gazetarë të enjten, e çmoi punën e zyrtarëve, duke thënë se ata kanë punuar në kushte të vështira. Ai tha se uji me thellësi deri në gjoks, ku u bënë kërkime, ishte i mbushur me gjarpërinj helmues e aligatorë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments