Monday, November 25, 2024
HomeLajmeAbdixhiku për Besnik Bislimin: Frika ime më e madhe është se kush...

Abdixhiku për Besnik Bislimin: Frika ime më e madhe është se kush na përfaqëson në dialog

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se është i shqetësuar që zëvendëskryeministri Besnik Bislimi e përfaqëson Kosovën në procesin e dialogut me Serbinë në Bruksel.

Ai deklaroi kështu pasi u pyet për deklaratën e Bislimit i cili ka thënë se gazi në projektin amerikan të gazsjellësit do të vjen nga Azerbajxhani dhe Rusia.

“Për besë, nuk dua të jem kështu arrogant, por nuk mund ta marr seriozisht një vlerësim të tillë, është mungesë totale e njohurive bazike të çështjeve të energjisë dhe sigurisë, kaq mund të them. Sepse jemi edhe në muhabet serioz, nuk mund të jap përgjigje joserioze ndaj një deklarimi totalisht joserioz”.

“Frika ime më e madhe është se kush na përfaqëson në dialog, këtë brengë kam, në qoftë se ka kësi mendësie amatoreske të gabimeve kaq të thjeshta, është frikë e madhe se kush Kosovën sot e përfaqëson në dialog. Me këtë qasje, me këtë nivel të mungesës së njohurive është shqetësuese”, ka thënë Abdixhiku në Rubikon.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments