Instituti Hidrometerologjik ka njoftuar për motin që pritet të mbajë në vend sot dhe nesër.
Sipas IHMK’së, të premten pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, derisa të shtunën mot i vranët dhe herë pas here me shi.
Gjatë këtyre dy ditëve temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-19 gradë Celsius.
Do të fryjë edhe erë nga drejtimet jugperëndim dhe verilindje me shpejtësi 1-6m/s.
“Gjatë këtyre dy ditëve temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-19 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimet jugperëndim dhe verilindje me shpejtësi 1-6m/s”, thuhet në njoftimin e Institutit.