Monday, November 25, 2024
HomeBotaSa efektive është vaksina Pfizer tek adoleshentët? Ja çfarë thotë studimi

Sa efektive është vaksina Pfizer tek adoleshentët? Ja çfarë thotë studimi

Vaksina Pfizer / Biontech kundër koronavirusit është gjithashtu efektive edhe te adoleshentët, sipas një studimi të ri izraelit-amerikan, më i madhi ndonjëherë në botë bazuar në të dhëna reale.

Ky është vlerësimi më gjithëpërfshirës i efektivitetit të një vaksine Covid-19 dhe i pari që trajton periudhën e fundit, në të cilën varianti Delta është mbizotërues.

Studiuesit nga Instituti i Kërkimeve “Clalit” dhe Universiteti i Harvardit, të cilët publikuan studimin në “New England Journal of Medicine” , analizuan të dhënat mbi 94.354 adoleshentë të vaksinuar të moshës 12 deri në 18 vjeç midis qershorit dhe shtatorit 2021. Studiuesit krahasuan një numër të barabartë adoleshentësh të pa vaksinuar.

U zbulua se në adoleshentët e vaksinuar plotësisht, shtatë deri në 21 ditë pas dozës së dytë , rreziku i sëmundjes Covid-19 me simptoma u zvogëlua me 93%në krahasim me bashkëmoshatarët e tyre të pa vaksinuar, ndërsa rreziku i infektimit (pavarësisht simptomave) u zvogëlua me 90%.

Por 14 deri në 20 ditë pas dozës së parë, rreziku i Covid-19 simptomatik ishte 57% më i ulët tek personat e vaksinuar, ndërsa rreziku i infeksionit ishte 59% më i ulët se tek adoleshentët e pa vaksinuar.

Nuk kishte të dhëna të pamjaftueshme për të vlerësuar zvogëlimin e rrezikut në pacientët e vaksinuar me sëmundje bashkëshoqëruese serioze, shtrim në spital dhe vdekje, pasi të gjitha këto janë të rralla tek adoleshentët.

“Rezultatet e studimit tregojnë bindshëm se një javë pas dozës së dytë, kjo vaksinë është shumë efektive tek adoleshentët kundër simptomave Covid-19 dhe kundër çdo infeksioni,” tha profesori Ran Balitzer, drejtor i Institutit Clalit.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments