Futbollisti 18-vjeçar ka nënshkruarë kontratën e re me Barcelonën.
Ansu Fati ka nënshkruar marrëveshje të re me Barcelonën të vlefshme deri në qershor të vitit 2027.
Përkundër ofertave që kishte nga klubet tjera ai vendosi të qëndrojë tek klubi që kishte besim në të dhe i dha mundësinë të jetë pjesë e rëndësishme e tyre.
Me kontratën e re tani Fati do të ketë një klauzolë largimi prej plotë një miliardë euro, duke bërë kështu që ai të mbetet te ‘Blaugranët’ edhe për shumë vite tjera.
Sulmuesi në një postim në Twitter është shprehur i lumtur me rinovimin e kontratës.
“Shumë i lumtur që vazhdoj të rritem në këtë klub të madh, visca Barça”, shkroi ai.
Muy feliz por seguir creciendo en este gran club!💙❤️¡Visca el Barça! pic.twitter.com/mw3LCqYAkz
— Ansu Fati (@ANSUFATI) October 21, 2021
Pas Pedrit tani radhën e ka talenti tjetër Gavi që së shpejti pritet të nënshkruajë rinovimin e kontratës me Barcelonën.