Ekipi italian ka pësuar humbje turpëruese sonte në Ligën e Konferencës.
Roma u mposht nga Bodo/Glimt me rezultat të thellë 6-1.
Pas ndeshjes trajneri i ‘Gjallorosëve’, Jose Mourinho ka marr përgjegjësin për këtë disfatë.
“Shpjegimi për këtë humbje është i qartë, ata ishin më të fortë dhe është faji im, sepse ekipi i tyre i parë është më i mirë se ekipi ynë i dytë. Ana me cilësinë më të madhe e fitoi lojën”.
“Është përgjegjësia ime, kam zgjedhur t’i përdor këta lojtarë. Sidoqoftë, nëse do të kisha luajtur me ekipin e parë, dikush mund të lëndohej atëherë do të kishim pranuar katër ose pesë gola kundër Napolit të Dielën dhe ai vendim do të ishte konsideruar gjithashtu i gabuar”.
“11-shja që Bodo nxori sot në fushë kishte më shumë cilësi sesa ekipi ynë i dytë. Me sa duket, unë duhet të vazhdoj të luaj me të njëjtët djem çdo lojë dhe t’i çoj në kufijtë e lodhjes”.
Trajneri shtoi edhe më shumë fyerje kur u pyet nëse ai kishte nënvlerësuar skuadrën norvegjeze Bodo/Glimt.
“Jo, mbase i kam mbivlerësuar aftësitë e lojtarëve të mi. E dija që Bodo/Glimt ishin kundërshtari më i fortë në këtë grup, por kisha shpresuar se do të luanim ndryshe.
“Dukej sikur Solbakken ishte me një biçikletë MotoGP dhe mbrojtësit tanë ishin me një biçikletë”, përfundoi Jose Mourinho.