J.Selmani nga Podujeva ka dërguar në polici portofolin me një shumë të madhe parash të cilën e ka gjetur në rrugë.
I njëjti më pas pas verifikimit i është kthyer pronarit.
Këtë e ka bërë të ditur Policia e Kosovës me anë të një komunikate për media.
“Qytetarët çdo ditë po konfirmojnë besimin në Policinë e Kosovës”, ka shkruar Policia në Facebook.