Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKosovaAbdixhiku kritikon Osmanin për sulmet ndaj BE-së: Raporte të tilla s’komentohen në...

Abdixhiku kritikon Osmanin për sulmet ndaj BE-së: Raporte të tilla s’komentohen në konferenca

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka folur për komentet e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për Raportin e Progresit që i bëri në konferencë për media.

 

Sipas Abdixhikut, raportet e tilla nuk duhet të komentohen në konferenca për shtyp.

“Raportet e tilla nuk duhet të komentohen në konferenca për shtyp. Kjo ndoshta është përballja e parë e një pushtetit të ri në të gjitha nivelet që mëson për një autoritet më të lartë në Bruksel, i cili nuk ka relacione barabarësie me Kosovën, ka kushte, i plotëson ose nuk i plotëson”, ka thënë ai në Klan Kosova.

“Ne pretendojmë që të jemi pjesë e familjes evropiane, institucionet tona, për mendimin tim, do të duhej të kishin kanalet zyrtare të komunikimit me këto institucione, në qoftë se edhe për pakënaqësi. Beteja publike me institucione të tilla është pavend natyrisht.”

“Nuk sjellë asgjë risi, nuk ndryshon raporti. Nuk e shoh rrugë të parë të mundshme(konferencën për shtyp) para shtrimit të kanaleve zyrtare të komunikimit për të ngritur vërejtjet e veçanta çka do qofshin ato.”, u shpreh Abdixhiku.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments