Secili fletëvotim që u hodh në kuti në Ranillug ishe për kandidaten e Listës Serbe për kryetare të kësaj komune.
Katarina Ristiq-Iliq i mori 100% të votave të 2379 qytetarëve që morën pjesë në zgjedhjet lokale.
As dy përqind më pak i mori kolegu i saj që garoi për postin e kryetarit të Zveçanit. Dragisha Miloviq, mori votat e 5384 votuesve, ose 98,45 përqind të fletëvotimeve, njofton Klan Kosova.
Në të gjitha komunat serbe kryetarët e propozuar nga Lista Serbe morën përqindje të lartë të votave, duke filluar nga 77% e më lartë.
Të gjitha ata fituan në raundin e parë të garës. Edhe disa kandidatë shqiptarë e kryen punën të dielën e 17 tetorit dhe nuk kanë nevojë për balotazh. Megjithatë, përqindjet e tyre ishin dukshëm më të ulëta.
Përqindjen më të lartë të votave e mori kandidati i AAK–së për kryetar të Deçanit, Bashkim Ramosaj. Ai arriti të fitoi 65.15 përqind, nga 9,468 votues.
Pas tij me 60 përqind të votave është Kryetari i Pejës Gazmend Muhaxheri i cili e ka fituar besimin e 22,778 votuesve në Pejë.
Agim Aliu i PDK -së, i cili kandidoi për Ferizaj, gjithashtu korri sukses. Ai i siguroi 62.53 përqind.