Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKosovaKandidatja për Asamble në Prishtinë që pretendon se nuk i doli as...

Kandidatja për Asamble në Prishtinë që pretendon se nuk i doli as vota e saj

Kandidates së Nismës për Kosovë, Lejla Rama – Gashi, në FRK nuk i figuron as vota e saj që e ka vënë për veten.

Rama – Gashi ishte kandidate për asamble të Prishtinës nga subjekti politik NISMA, dhe mbante numrin 3 në listë, por pikërisht në vendvotimin ku ajo ka votuar nuk i figuron asnjë votë sipas FRK-së së dorëzuar në KQZ.

Ajo vetë me anë të një statusi ka ngritur dyshime se janë bërë devijime gjatë numërimit të votave pasi ajo ka votuar vet në këtë qendër votimi dhe është e sigurt se së paku ajo vetveten e ka votuar, nëse jo edhe familjarë e përkrahës të tjerë.

Është raportuar edhe për raste të tjera të keqpërdorimit të votave dhe prekjes së vullnetit të qytetarëve në dëm të disa kandidatëve, duke favorizuar disa të tjerë brenda subjekteve të njëjta.

Një nga ato raste ishte edhe dyshimi se në Podujevë janë bartur votat e kandidatëve të LDK-së, ku një kandidati nga ky subjekt i ishin pakuar votat, e një tjetri i shin shtuar ato, raporton Infokus.

Rama – Gashi ka deklaruar se do ta ngris zërin për këtë parregullsi, duke u zotuar se deri në fund do të ndjekë rrugët ligjore me anë të ankesës, që vullneti qytetar të zbatohet i pa cënuar.

Shkrimi i plotë:

“Të dashur familjarë, miq e dashamirë,

Fillimisht dua të ju falenderoj për besimin e dhënë në zgjedhjet e së dielës, duke ju uruar shëndet dhe mbarësi.

Procesi zgjedhor i së dielës lë shumë për të dëshiruar, duke ditur se parregullësitë kanë dominuar në shumë prej vendvotimeve në Prishtinë, e një prej shembujve është vendvotimi im, që unë si kandidate kam votuar vetën, ndërsa në FRK kam rezultuar me asnjë votë.

Unë do të ngris zërin për votën time, dhe për votat e tjera që ju mi keni besuar, duke u zotuar se deri në fund do të luftoj ligjërisht përmes ankesave që vullneti juaj të zbatohet deri në fund.

Ju faleminderit!”, ka shkruar Rama Gashi në Facebook.

Kujtojmë se gjatë së enjtes PZAP-i, ka dërguar në rivotim Hanin e Elezit, për shkak të ndikimeve dhe presionit ndaj votuesve atj

 

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments